Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se sot kanë vazhduar kërkimet ndaj 16-vjeçares, e cila më 24 korrik 2025 kishte rënë në lumin Vardar.
“Vazhdon kërkimi për vajzën 16-vjeçare
Aktualisht, në vendngjarje janë të angazhuar pjesëtarë të MPB-së, njësia speciale “Ujqërit” e Ushtrisë, si dhe pjesëtarë nga Stacioni Policor i Velesit, me qëllim vazhdimin e kërkimeve.
Aksioni po zhvillohet në koordinim dhe me prani të shtuar në terren”, thonë nga QMK-ja



