
Kryetari i Likovës, Erkan Arifi ka njoftuar se ka ndarë 9 vendime të reja pune për mësimdhënësit dhe personelin teknik nëpër shkollat e Likovës, njofton Top24.mk
“Me kënaqësi ju njoftojë shpërndarjen e 9 vendimeve të reja pune për mësimdhënësit dhe personelin teknik nëpër shkollat tona.
Arsimi mbetet themeli i zhvillimit të çdo shoqërie, dhe përkushtimi juaj i palëkundur në edukimin e gjeneratave të reja është vlerë e jashtëzakonshme për të ardhmen e vendit tonë. Ju falënderojmë për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën tuaj të palodhur.
Urime dhe suksese në detyrën tuaj fisnike! Le të vazhdojmë së bashku në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për fëmijët tanë”, shkruan Arifi.



