
Jeton Shaqiri ish ministër i Arsimit dhe Shkencës përmes një postimi ka përshkruar takimet e tij me kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim për komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani duke potencuar se Emiri gjithmonë me mendje e zemër është në Zhelinë, shkruan Top24
Emir Sulejmani – me zemrën dhe mendjen gjithmonë në Zhelinë
Emiri nuk kishte ditë që të mos interesohej për komunën e Zhelinës. Ai nuk e pa kurrë politikën si karrierë personale, por si një përgjegjësi për të ndryshuar realitetin e bashkëvendësve të tij.
Një njeri që i njeh hallet e Zhelinës, i kupton sfidat e çdo lagjeje dhe dëgjon me vëmendje çdo qytetar. Ai nuk premton gjëra të mëdha – por garanton përkushtim, punë të ndershme dhe vendime që burojnë nga nevojat reale të njerëzve të Zhelinës.
Zhelina ka nevojë për zëra të tillë – që nuk heshtin pas zgjedhjeve dhe nuk shfaqen vetëm para tyre.



