
Sekretari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Blerim Osmani është shqiptari vetëm që ka marrë ftesë nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit për të ndjekur programin e Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë (ACYPL), që zhvillohet në SHBA, shkruan Top24
Kënaqësi dhe nder që, me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit, të marr pjesë në Programin e Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë (ACYPL), që zhvillohet në SHBA.
Ky program, i financuar nga Ambasada e SHBA-së në Shkup dhe i zbatuar nga ACYPL, ofron mundësi të jashtëzakonshme për shkëmbim përvojash dhe idesh në fusha kyçe si qeverisja demokratike, hartimi i politikave, sistemi zgjedhor dhe ai gjyqësor, si dhe pjesëmarrja aktive e qytetarëve.
Jam i nderuar që do të përfaqësoj Bashkimin Demokratik për Integrim në këtë platformë ndërkombëtare, me synimin për të mësuar, bashkëpunuar dhe kontribuar në përmirësimin e praktikave tona demokratike.
Faleminderit Ambasadës së SHBA-së dhe ACYPL për këtë mundësi të vlefshme!



