
Lajmet për kandidimin e Amir Elezit nga Alternativa duket që kanë ngjallur interes në fshatin e tij të lindjes duke e mobilizuar këtë fshat që ti japin mbështetjen më të madhe historike djalit të tyre dr. Amir Elezit. Banorët e fshatit Nerasht theksojnë se kandidimi i Amir Elezit nuk është nderë por një borxh që VLEN ia ka Amirit dhe banorëve të komunës së Tearcës, shkruan Top24
“Po, se di si tthom! Amirin e njohëm kit ne nkataund. Ni xhims llafi sën e thotë askush se kitve uka bë shërbime si mjek ene ne ia kimi borxh ti kallxojmë se neve na duhen njerës si ai, të fjalës e të besës” thotë një banor.
“Sedi, Amiri eka meritu pi moti ka dhënë shumë kontribut për fshatin për banorët por ene për kto banorët e fshatrave okolla nesh. Kush e ka thirë Amirin ska bë vaki mos ia çele telefonin dikuj. Çe mere numrin thire nëse keni dëni hall agje nShkup ku është shtai do bindeni se Amiri shpajrtin e len për ti shërby njerzit” thotë një banorë tjetër i Nerashtit.
“Nuk diskutohet! As që bëhet fjala për Amirin ai çe do bindeni se si dë shkojn zgjedhjet ka shancë edhe në rreth të parë të fitoj. Nuk e thom se është prej Nerashti por se gjali është tamam me taban dhe si duhet” shprehet banori i Nerashtit
Ndryshe Amir Elezi dhe Faton Fazliu janë dy personalietet që në qeverinë VLEN-VMRO-ZNAM mbajnë gjallë frymën kombëtare dhe përfaqësojnë me dinjitet shqiptarët.



