
Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës, Naim Bajrami përmes një postimi në profilin e tij pas zyrtarizimit të kandidaturës së Bujar Osmanit nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim ka dalur në mbështetje të tij duke shënuar se koha për përgjegjësi politike në Çair ka ardhur, shkruan Top24
Koha për përgjegjësi politike në Çair
Përkrahje për Bujar Osmanin
Në një realitet ku shpesh dominon propaganda pa ide, Çairi ka nevojë për lidership të përgjegjshëm, që nuk vjen nga klanet e vjetra, por nga njerëz me vizion dhe guxim institucional.
Kandidatura e Dr. Bujar Osmanit është më shumë se një akt elektoral, është shans për rikthimin e dinjitetit politik në nivel lokal.
Me përvojë në diplomaci, me qasje evropiane dhe me dëshmi konkrete në shërbimin publik, ai mund ta çlirojë Çairin nga stagnimi dhe vendimmarrja e mbyllur.



