
Ish nënkryetarja e Lëvizjes Besa, profesoresha Besa Kadriu përmes një postimi ka reaguar ndaj poshtrimit që kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski i bëri të parit të komunës së Tetovës Bilall Kasami. Në reagimin e saj Kadriu shkruan se:
“Në mes të Tetovës, por JO në emrin tonë!
Sot, përfaqësues të Qeverisë së RMV-së, të udhëhequr nga një orientim antishqiptar, guxuan të flasin në emër të Komunës së Tetovës
– duke promovuar një “donacion” të ardhur nga Serbia
, një shtet që tradicionalisht armiku i shqiptarëve.”
Sot, përfaqësues të Qeverisë së RMV-së, të udhëhequr nga një orientim antishqiptar, guxuan të flasin në emër të Komunës së Tetovës
– duke promovuar një “donacion” të ardhur nga Serbia
, një shtet që tradicionalisht armiku i shqiptarëve.
Ndërkohë, këta propagandistë ngatërrojnë kultet fetare me kalkulime politike ditore, për të fshehur qëllimin e vërtetë: nënshtrimin simbolik dhe politik të shqiptarëve.



