LajmeMaqedoniTopLajm

Nuhi Neziri demanton Hristijan Mickoskin: Po flet të pavërteta, gjithë mandatit veprova në bazë të ligjit

Kryetari i Tearcës, Nuhi Neziri ka demantuar dhe ka hedhur si të pavërteta deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski të drejtuara ndaj tij, njofton Top24.mk

 

“DEMANT PUBLIK
Të nderuar qytetarë të Komunës së Tearcës dhe mbarë opinionit,
Dëgjova me vëmendje deklaratën e pavërtetë të Kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili sot, pa asnjë fakt dhe pa asnjë argument të qëndrueshëm, u përpoq të hedhë hije dyshimi mbi punën e ndershme të Komunës sonë dhe të gjithë qytetarëve të saj.
Dua të jem shumë i qartë: Komuna e Tearcës, gjatë gjithë mandatit tim, ka funksionuar dhe do të funksionojë vetëm mbi bazën e ligjit, transparencës dhe llogaridhënies. Çdo projekt i realizuar, çdo financim i siguruar dhe çdo investim i bërë është zhvilluar në përputhje me procedurat ligjore, edhe përkundër sfidave që kemi hasur, veçanërisht gjatë thirrjes së parë vitin e kaluar.
Deklaratat e Kryeministrit për një të ashtuquajtur donacion, për të cilin as ai vet nuk diti të bëjë dallimin midis ujësjellësit dhe kanalizimit, nuk janë gjë tjetër veçse tentativë për të manipuluar opinionin publik dhe për të fshehur paaftësinë e Qeverisë për të mbështetur realisht komunat, sidomos ato që udhëhiqen me përgjegjësi dhe transparencë.
Ju siguroj se Komuna e Tearcës as nuk ka pranuar, as nuk ka instaluar qoftë edhe një milimetër pajisje apo materiali jashtë procedurave ligjore. Këto insinuata nuk mund të njollosin punën dhe përkushtimin tonë ndaj qytetarëve.
Përkundrazi, i bëj thirrje Kryeministrit që para se të hedhë akuza të pabaza nga Tetova për Tearcën, të vijë në Tearcë, të shohë nga afër si punohet me përgjegjësi, të marrë shembull dhe, mbi të gjitha, të fillojë të shlyejë borxhin që Qeveria ka ndaj kësaj komune dhe banorëve të saj të ndershëm.
Tearca nuk është vend ku mund të bëhen lojëra politike mbi kurrizin e qytetarëve! Tearca është komunë që meriton mbështetje dhe respekt, jo shpifje e propagandë boshe!
Mickoski Tearcës i ka borxh!
Me respekt,
Nuhi Neziri
Kryetar i Komunës së Tearcës

Related Articles

Back to top button
Close
Close