LajmeMaqedoniTopLajm

Snopçe: 25 ditë nga vendimi i gjykatës kushtetuese, VLEN ende FLEN

Alo VLEN!

Kanë kaluar 25 ditë të plotë nga vendimi i gjykatës kushtetuese për shfuqizimin, respektivisht anulimin e metodologjisë për ndarjen e qytetarëve në rezident dhe jorezident. Pas këtij vendimi të gjithë qytetarët janë njësoj dhe nuk ka ndarje më në rezident dhe jorezident.
Si duket VLENI ende po FLEN.
Pas afërsisht dy javëve do të shpallen zgjedhjet lokale dhe VLEN ende nuk kërkon që të anulohet vendimi i qeverisë për zvoglimin drastik të numrit të keshilltarëve edhe atë kryesisht nëpër komunat shqiptare.
Ftoj që së paku njëri nga ministrat në mbledhjen e nesërme të qeverisë të propozojë kthimin e ndarjes së vjetër për numrin e këshilltarëve. Ministrat e VLENIT nuk duhet të heshtin. Duhet vetëm pak guxim përpara kryeministrit Mickovski. Fundja le të referohen te vendimi i gjykatës kushtetuese, njësoj si referohej VMRO për balansuesin dhe për ligjin për gjuhët.
P.S. në video është reagimi im pasi kryeministri refuzoi të përgjigjet pyetjes që e parashtrova unë për këtë çështje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close