
Ish drejtori për menaxhimin e pronës së konfiskuar nga radhët e Aleancës për Shqiptarët krahu i Selës në anketat e fundit brenda partiake në të dy blloqet del si një favorit i zgjedhjeve lokale të Tetorit që në rrethin e parë, shkruan Top24
Por kush është Driton Nebiu?
Driton Nebiu ka lindur në fshatin Brezë, në një familje të fisme e kombëtare. Që nga fëmijëria ishte fëmija i dalluar i familjes Nebiu. Ai ishte një karakter i pa thyeshëm dhe i vendosur në misionin e fisëm që i kishte dhënë vetes. Dritoni arsimin fillorë e kreu në vendlindje ndërsa atë të mesëm në Shkup. Me sukses kreu studimet në Fakultetin e shkencave politike në universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup, për të vazhduar në studimet postdiplomike në dhe duke i përfunduar ato në kohë ku edhe mer titullin Magjistër i pronësisë intelektuale.
Driton Nebiu nga viti 2017/18 ka qenë drejtor i Inspektoratit të pylltari dhe gjueti, ndërsa nga viti 2023/24 drejtor i Agjensionit për Menaxhimin me pronën e Konfiskuar.
Besimi i banorëve të Haraqinës për Driton Nebiun, do të jetë një mundësi e artë për zhvillimin dhe ngritjen e një institucioni që do të jetë pranë qytetarit dhe do të shërbej ata për një mirëqenie më të mirë e më dinjitoze ashtu siç e meritojnë Haraqinasit.



