
Në Komunën e Zhelinës ka shpërthyer zjarr që po lëviz në drejtim të Erebinit, duke përfshirë vegjetacion të thatë dhe pyll me drunj të ulët. Për shkak të erës dhe terrenit të vështirë, ekziston rrezik që zjarri të përhapet, por në terren menjëherë janë angazhuar të gjitha forcat dhe mjetet në dispozicion.
Së bashku me kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, jemi në vendngjarje ku i koordinojmë aktivitetet për përballjen me zjarrin, ndërsa në terren aktivisht po veprojnë:
• 1 helikopter ushtarak
• 1 kamion policor MAN me cisternë prej 8 tonësh dhe top uji
• 2 automjete terreni Pinzgauer
• 1 Hermelin
• 30 pjesëtarë të Armatës
• Ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit
• Zjarrfikësit e Njësisë Territoriale për Mbrojtje nga Zjarri – Tetovë
Në orën 16:00 do të nisen edhe dy aeroplanë “Air Tractor” të DMSH-së për mbështetje ajrore.
Shërbimet kompetente po punojnë me kapacitet të plotë për lokalizimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij.
Ekziston dyshim i bazuar se zjarri është shkaktuar nga faktor njerëzor dhe i qëllimshëm.



