Dështon për të 49-ën herë radhazi konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Seanca e kësaj të shtune u mbajt mes paralajmërimeve se më vonë gjatë ditës kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohet me udhëheqësin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për dalje nga ngërçi politik.
Sakaq, para seancës, deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku u shpreh se pret që të ndodhë takimi Kurti-Limaj dhe të ketë “vullnet” nga kreu i Vetëvendosjes.
Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve ka të drejtën e propozimit të kryeparlamentarit.
Por emri i Albulena Haxhiut është konsideruar si figurë përçarëse nga PDK-ja dhe AAK-ja që kanë kërkuar të ndryshojë propozimin.


