
Edhe një premtim i realizuar në komunën e Sarajit, njofton Top24.mk.
Siç njofton Blerim Bexheti, ai bashkë me kryetarin e Sarajit, Iljas Veseli kanë lëshuar në përdorim rrugën në Arnaqi të Poshtme.
“Sot, së bashku me Kryetarin e Komunës Iljas Veseli dhe banorët e fshatit Arnaqi e Poshtme, lëshuam në përdorim rrugën e re të shtruar me bekaton.
Ky investim është dëshmi e përkushtimit tonë për përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe për krijimin e kushteve më të mira për jetesën e qytetarëve tanë.
Falënderim i veçantë për banorët për bashkëpunimin dhe durimin gjatë realizimit të këtij projekti”, shkruan Bexheti.



