
Altrim Mamuti ka dalë me kritika ndaj Izet Mexhitit dhe koalicionit VLEN, njofton Top24.mk
Ai duke shpërndarë lajmin ku VLEN thotë se “ky koalicion bëri për 1 vit punë, aq sa nuk kishte bërë BDI për një mandat”, thotë se Mexhiti e Ibrahimi diku vetë kanë qenë në BDI, kurse sot e kritikojnë këtë parti.
Mamuti u bën thirrje që të dyve që të largohen nga skena politike, sepse janë aty që kur ai ishte 17 vjeç.
“Izeti 2000 vite nênkryetar i Bdisë,Bilalli kandidat për deputet numër 13 i Bdisë, Zeqirjahu PR i Izetit si kryetar komune i Çairit pra Bdi, sot dalin dhe kur sulmoni Bdinë për të kaluarën ju sulmoni veten!
Kur soji i juaj na thoni neve tjerëve çne ju Bdi keni qenë opozitë gjithmonë, ne ju themi po Bdi tash është opozitë ( jo nga vullneti i popullit) dhe ne kemi mbijetuar në opozitë 300 vjet e qebesa mbijetojmë edhe 300 tjera, politika nuk është interes siç e përceptoni ju, veç me qeverinë e pushtetin, politika është ideal është maraton dhe filozofi në vete!
Politika është “Arti i së mundshmet” ka thënë Bismarku!
Kam qenë 17 vjeçar kur ti Izet mbaje flamurin politik të Bdisë, kan kaluar 24 vjet që ti vazhdon të mbashë flamuj politik tash kinse opozitë qeverisëse e keni qef me u etablu si kastë e re politike, çka me ju thënë tjetër, ndoshta do bëhemi edhe 60 vjeç e fytyrat e juaja do i shohim nëpër mediume si opozitarë apo qeverisës a su është “gërdit më”? Neve po!”, shkruan Mamuti.


