
Pas një jave është zbardhur vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e cila tronditi Matin.
Petrit Çakrri është arrestuar në fshatin Lekbibaj të Tropojës ndërsa Fatjon Bushgjoka është kapur në Tiranë. Dy vëllezërit e tjerë Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj janë shpallur në kërkim. Policia ka shoqëruar edhe të dashurën e Fatjon Bushgjokës, për tu pyetur mbi lëvizjet e këtij të fundit.
Agresorët e kanë dhunuar rëndë të riun dhe në përpjekje për ta bërë të flasë e kanë mbytur me litar. Më pas, trupin e pajetë e kanë hedhur bashkë me makinën e tij në liqenin e Shkopetit, por gjatë rrokullisjes trupi i 23-vjeçarit mbeti pak metra pa rënë në ujë.
Konflikti dyshohet se ka nisur në Gjermani ku 23-vjeçari shpërndante drogë për llogari të vëllezërve Bushgjokaj.
Babai i viktimës tregoi në polici se i biri i kishte shprehur shqetësimin se e kishin kërcënuar pasi gjatë kohës që ndodhej në Gjermani, i kishte humbur një sasi lënde narkotike.
Petrit Çakrri dhe tre vëllezërit Bushgjokaj dyshonin se Dobra i kishte mashtruar.
Tre vëllezërit Kristi, Fatjon dhe Aleksandër Bushgjokaj nga Tropoja të cilët jetonin në Kamëz dhe Petrit Çakrri, sipas policisë i kanë marrë makinat me qira në Rinas dhe Yzberisht disa ditë para kryerjes së krimit. Ata i kanë ndërruar mjetet disa here per te humbur gjurmët ndërsa e kanë ndjekur 23 vjecarin për 3 ditë me radhë kanë në Burrel.
Një prej vëllezërve Bushgjokaj akuzohet për përkrahje të autorit të krimit pasi rezulton se ka dërguar në Kosovë dy vëllezërit e tij. Ndërsa dy vëllezërit e tjerë akuzohen se kanë marrë pjesë në krimin e rëndë.



