
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka takuar drejtorin më të suksesshëm, Qefali Havzijun, njofton Top24.mk.
“Një takim rastësor, por jashtëzakonisht i veçantë me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. z. Denion Meidani, në restaurant “Boss” në Tetovë.
Ishte kënaqësi dhe nder të zhvilloja një bashkëbisedim të shkurtër me Ambasadorin Mejdani, përfaqësues dinjitoz i shtetit shqiptar, i cili me përkushtim dhe profesionalizëm angazhohet në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Kontributi Juaj përforcon vlerat e diplomacisë, bashkëpunimit dhe respektit reciprok, duke reflektuar më së miri imazhin dhe krenarinë kombëtare. 
“, shkruan Havziju.



