
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka pritur në takim kampionin e boksit në WBA JR, Benjamin Imerin. Ahmeti e përgëzoi Imerin për këtë titull të dhënë për herë të parë nga një prej federatave më prestigjioze të boksit në botë, pas fitores mbresëlënëse me nokaut në raundin e dytë ndaj kundërshtarit afrikan, shkruan Top24
Sot pata kënaqësinë të takohem sërish me boksierin shqiptar, Benjamin Imeri, por këtë herë si kampion bote në kategorinë WBA JR. Një titull historik, i dhënë për herë të parë nga një prej federatave më prestigjioze të boksit në botë, pas fitores mbresëlënëse me nokaut në raundin e dytë ndaj kundërshtarit afrikan.
Emri i Benjaminit, tashmë është gdhendur në histori si kampioni i parë i kësaj kategorie, një arritje që nderon sportin, kombin dhe flamurin tonë.
E përgëzoj për këtë sukses madhështor dhe i uroj edhe më shumë fitore në rrugëtimin e tij të artë!




