
Ylberi, Bilalli dhe unë 😛
Ylberi ka qenë, është, dhe nuk e di nëse do të ketë më ndonjëherë një punëtor më të përkushtuar në Komunën e Tetovës.
Pse nuk reagova kur iu ndryshua vendi i punës, dhe pse po shkruaj sot?
Bilall Kasami e di shumë mirë se Ylberi është njeriu më parimor në vendin e punës. Dhe pikërisht nga zilia sepse nuk ka asnjë militant si Ylberi ai e largoi. Ylberi dallohej qartë, jo vetëm për nga përgatitja profesionale, por edhe për qëndrimet e tij të pathyeshme.
Me Ylberin kam punuar bashkë që nga viti 2009 në Komunën e Tetovës, dhe shpeshherë jam ndier xheloz për përpikmërinë dhe korrektësinë e tij që atëherë. Pikërisht kjo është arsyeja pse Bilalli ia ndërroi vendin e punës, sepse militantët që ai solli në komunë rrinë në kafe dhe disa prej tyre nuk e kanë parë asnjëherë zyrën e komunës. Megjithatë, marrin rroga, madje edhe bonuse sepse “rrijnë” pas orës katër, por jo në punë, por përballë komunës.
Kur unë u largova nga komuna me dëshirë, ishte një bekim i madh nga Zoti sepse sot, nën udhëheqjen e Kasamit, komuna është shndërruar në një shtab shpifjesh dhe korrupsioni, ku pihet vetëm kafe dhe flitet për njerëzit.
Sot në Komunën e Tetovës ka qindra militantë që marrin rrogë pa shkelur ndonjëherë në punë, dhjetëra të tjerë me vendime pune që katër vite nuk e kanë parë komunën. Ka edhe militantë që ditën e parë të punës janë emëruar shefa, por emrin e vet e shkruajnë me shkronjë të vogël.
Çfarë mund të pritet nga Kasami më shumë?
Bilall Kasami do të mbahet mend si kryetari që e ka shitur Tetovën duke nisur: Nga Monopoli, NPK-ja, parkingjet, ndriçimi publik, e deri tek uji i pijshëm.
Nëse tetovarët nuk e ndalojnë, ai mund të shesë edhe zyrën e vet dhe pastaj të paguajë qira, ashtu siç ka bërë me “Marimangat”.
Ylberi duhet të jetë krenar që është larguar vetëm 200 metra larg nga Bilalli. Dhe po të më kishte dëgjuar më herët, do t’i kisha thënë: “Ik sa më shpejt nga komuna!”



