LajmeMaqedoniTopLajm

Valon Bela mbështetje Top24: Bilall Kasami vetiu ka problem me transparencën, llogaridhënien, keqpërdorim të burimeve njerëzore

Bilall Kasami ka filluar të poshtëron veten edhe më tej. Rasti i fundit ku ai i ndërron vendin e punës një punonjësi administratitv, Ylber Jahiu dhe jo vetëm, atij i jepet një detyrë për të cilën ai ska fare njohuri mbi të, aspak përvojë dhe madje atij i thuhet se duhet të kryej çfarëdo ekstra punë që të të jap udhëheqësi i sektorit të ri.
Ky veprim është shkelje e ligjeve në fuqi, mobing mbi të punësuarin si dhe shkelje e kodit etik.
Bilall Kasamit i pengojnë njerëz profesionist ndryshe nga të tjerët që i paguan si aktivist politik e partiak e të cilët nuk vijnë fare në punë por që i urdhëron për propagandë madje jonjerzore. Prandaj Bilall Kasami vetiu ka problem me transparencën, llogaridhënien, keqpërdorim të burimeve njerëzore, shitje të pronës publike pa ankand publik, keqpërdorim me ndërmarrjet komunale, vonesa të pagave të të punsuarve, e çka jo tjetër. Me një fjalë ai ka kriminalizuar këtë komunë për më pak se një mandat si askush tjetër në këtë vend.
Inkurajoj Ylberin që të mos dëshpërohet por përkundrazi të qëndron i fortë sepse fundin e kanë afër ata që keqpërdorin punën e punonjësve të tyre. Bilall Kasami e ka mbushur kupën dhe është i vetmi që ka prekur edhe kafshatën e gojës së punonjësve të Komunës (nëpër ndërmarrjet komunale).
Ylber miku im, kokën lart. Të gjithë të njohim ty dhe shembëlltyrën që ke lënë në popull. Je punëtor i madh dhe i pandalshëm. Zoti të mbrojt ty nga njerëzit e ligë të mbuluar me kostume patriotike e fetare. Je shembull i pashoq i profesionalizmit dhe meritokracisë që do duhej të realizohej ndaj teje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close