Bota
Tërmet i fuqishëm e goditi pjesën jugore të Panamasë

Tërmet i fuqishëm me intensitet prej 6,2 ballë sipas Rihterit sot e goditi pjesën jugore të Panamasë, kumtoi Qendra sizmologjike evropiano-mesdhetare (QZEM).
Tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 10 kilometrave, me epiqendër në 207 kilometra në juglindje të rajonit Burika, kumtoi QZEM.
Nuk ka informata për viktima ose dëme materiale.



