
Bujar Osmani, Dijana Toska, Dita Qerimi dhe Arbër Ademi kanë shkrepur fotografi bashkë, në ndejën e organizuar nga Ambasada e Francës në Maqedoni, për Ditën Kombëtare të Francës, njofton Top24.mk.
“
Gëzuar 14 Korrikun – Ditën Kombëtare të Francës!
I nderuar të marr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Franceze në Shkup, në shenjë respekti për vlerat universale që na bashkojnë.
Me ambasadorin Christophe Le Rigoleur mik i përkushtuar i vendit tonë dhe i rrugës europiane dhe Dijanën, Ditën, Rinën dhe Arbrin”, shkruan Osmani.



