
Kryetari i LSDM-së dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, Venko Filipçe, në seancën e sotme ku u prezantua Programi dhe Prioritetet e Presidencës së Danimarkës me Këshillin Bashkimit Evropian, trajtoi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Maqedonia e Veriut, të lidhura me ndikimet e huaja dhe fushatat e dezinformimit.
Në seancë, Filipce i kërkoi Ambasadores së Mbretërisë së Danimarkës, N.E. Pernille Deiler Kardel, që ta shqyrtojë seriozisht pjesën e Raportit të Parlamentit Evropian, ku thuhet se Maqedonia e Veriut mbetet subjekt i operacioneve armiqësore të ndikimit të huaj.
“Do të doja që Ambasadori danez të thoshte nëse kjo merret parasysh dhe nëse kjo pjesë e Raportit analizohet kur flitet për forcimin e politikës së sigurisë. Fakti që Maqedonia e Veriut mbetet subjekt i operacioneve armiqësore të ndikimit të huaj, duke përfshirë përpjekjet për të ndarë strukturën shoqërore të vendit dhe për të shfrytëzuar ndjenjat anti-evropiane, veçanërisht përmes tabloideve dhe mediave në gjuhën serbe që funksionojnë si përforcues rajonalë të narrativave të Kremlinit dhe gëzojnë ndikim të konsiderueshëm”, tha Filipçe.
Në këtë kontekst, Filipçe theksoi gjithashtu rëndësinë e marrëveshjeve politike që janë bërë në të kaluarën, të cilat, siç tha ai, nuk janë vetëm marrëveshje që zgjidhin probleme politike.



