LajmeMaqedoniTopLajm

ASH – Sela: Dënojmë sulmin ndaj kryetares Danella Arsovska

Dënojmë ashpër sulmin fizik dhe kërcënimet ndaj Kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe ekipit që e shoqëronin gjatë inspektimit të objekteve pa leje në Shkup. Ky sulm duhet të jetë një alarm tejet serioz për funksionimin e ligjit dhe për atë se kah shkon ky shtet. Nëse një kryetare e kryeqytetit mund të sulmohet aq lehtë nga bandat, çfarë ngeli për qytetarët e rëndomtë. Dhuna është e patolerueshme në çfarëdo qoftë rrethane, ndërsa kur ajo ushtrohet edhe ndaj personave zyrtarë dhe një kryetare komune, dëshmon se në këtë shtet nuk ka më as ligj, as siguri dhe as drejtësi. Kjo pasqyrë nuk i ngjan një shteti kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe rrënon çdo të arritur deri më tani.

Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria që urgjentisht dhe në mënyrë efikase të zbardhin këtë rast, të sanksionojnë dhunuesit dhe të dëshmojnë se nuk janë në mbrojtje të dhunës e të krimit.

Krimi dhe kaosi në Shkup e veçanërisht në vendbanimet shqiptare, nuk mund të mbulohen me kërcënime dhe akte dhune. Veçanërisht vendbanimet shqiptare duhet urgjentisht të çlirohen nga pasiguria, nga uzurpimet dhe nga mafia urbane që ka shndëruar në get

Related Articles

Back to top button
Close
Close