LajmeMaqedoniTopLajm

“Srebrenica, dëshmi e gjallë e çmendurisë dhe gjenocidit ndaj pupullit të pafajshëm” – thotë Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka shkruar për masakrën e Srebrenicës.

“Srebrenica nuk është vetëm një faqe tragjike në historinë e Ballkanit, por një dëshmi e gjallë e çmendurisë dhe politikave gjenocidale që goditën popuj të pafajshëm.

Ky krim kundër njerëzimit mbetet plagë e hapur në ndërgjegjen tonë kolektive dhe një alarm për t’u përballur me të vërtetën, jo për ta mohuar atë.
Ballkani nuk mund të ndërtojë të ardhmen në paqe pa drejtësi, pa pranuar të kaluarën dhe pa ndërtuar ura të reja përmes kujtesës, respektit dhe përgjegjësisë njerëzore.
Le të mos harrojmë, harresa është bashkëfajësi”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Related Articles

Back to top button
Close
Close