
“Zgjidhet mesi i sezonit si hakmarrje dhe ky është i tëri një shpirt kërmë”
Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar në lidhje me urdhrin e kryeministrit Edi Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.
Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha e quajti aksionin një hakmarrje të qeverisë kundër Thethit, ndërsa shtoi se asnjë shtet në botë nuk do të ndërhynte në mes të sezonit veror, ku turizmi është e vetmja mënyrë për të fituar të ardhura. Sipas Berishës, ndërtimet nuk janë pa leje por janë në tokat e banorëve.
“Rama në mes të sezonit turistik ka zgjedhur hakmarrjen ndaj Thethit për të larguar edhe ato pak të paardhura që vijnë në atë komunitet nga turistët. Asnjë pëllëmbë tokë nuk është ‘tokë e xanun’, çdo pëllëmbë tokë është e trashëguar prej bëzash.
Nëse ata vërtetë në mos zbatim të ligjeve në tokë të tyre kanë vendosur kabina, kanë bërë një shkelje por jo të ligjit për urbanistikën, sepse ai ndërtimet pa themel nuk i konsideron ndërtime pa leje, por ndërtime me deklarim.
Cilado të ishte situata e tyre, në kulmin e sezonin turistik, kanë ardhur vizitorë nga Australia, kanë prenotuar nga Izraeli, Egjipti, Franca, Italia Gjermania, kanë prenotuar pushimet dhe ky u dërgon banda me uniformë për t’ua çmontuar kabinat e për të zhvilluar një betejë ku banorë e turistë janë bërë së bashku. Nuk ka shtet në botë që ndërhyn në mes të sezonit sepse ata kanë prenotime. Zgjidhet mesi i sezonit si hakmarrje dhe ky është i tëri një shpirt kërmë”, tha ai.



