
Kristian Asllani mund të jetë pjesë e një tjetër lëvizjeje në merkato për Interin, që këtë verë po sheh ndryshime të rëndësishme në repartin e mesfushës. Pas largimit të mundshëm të Hakan Calhanoglu, edhe e ardhmja e mesfushorit shqiptar është në dyshim.
I transferuar nga Empoli në verën e vitit 2022 për rreth 15 milionë euro, Asllani nuk ka arritur të sigurojë një vend të përhershëm në formacionin zikaltër, duke vuajtur shpesh peshën e përgjegjësive në një rol të ndjeshëm si zëvendësues i Calhanoglu.
Interi e vlerëson kartonin e Asllanit mes 18 dhe 20 milionë eurove, ndërsa Betisi nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se 10 milionë euro. Pavarësisht optimizmit nga ana e spanjollëve për një marrëveshje të mundshme, vetë Asllani ende nuk është shprehur i hapur për një transferim te Betisi.
E ardhmja e tij mbetet e pasigurt, ndërkohë që Interi është i gatshëm të dëgjojë ofertat, sidomos nëse lojtari do të kërkojë më shumë hapësira larg “San Siros”.



