
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se për shkak të shpërndarjes së zjarrit me shpejtësi në Bllacë, tërësish është ndërprerë qarkullimi në drejtimin rrugor Stenkovec – VK Bllacë, në dy drejtimet, kurse është mbyllur edhe kufiri i Bllacës, transmeton TV21.
Nga atje njoftojnë se MPB në koordinim me institucionet tjera relevante ka ndërmarrë masa për shuarjen e zjarrit.
MPB apelon deri te qytetarët që të mos drejtohen drejt vendkalimit kufitar Bllacë deri në shuarjen e zjarri dhe normalizimin e qarkullimit, për çfarë në mënyrë adekuate do ta njoftojnë publikun./TV21



