
E propozuara e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se ky subjekt politik do të marrë pjesë në takimin e partive politike, të ftuara nga presidentja Vjosa Osmani
“Ne jemi të gatshëm që të marrim pjesë në takimet e radhës, të ftuar nga presidentja Osmani. Nuk përjashtojmë asnjëherë këto takime që ftohen edhe nga kryetari Kurti. Është e pakuptimtë të shkosh në takim dhe të mos bësh asnjë lëvizje, për sa kohë ne kemi bërë lëvizje”, ka thënë ajo.



