Presidentja meksikane do të padisë SpaceX për ndotje: Qeveria po shqyrton se cilat ligje ndërkombëtare janë shkelur!

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum kërcënoi se do të ndërmarrë veprime ligjore për mbeturinat dhe ndotjen e shkaktuar nga lëshimi i raketave SpaceX të miliarderit Elon Musk. Sheinbaum gjatë një konference për shtyp u shpreh se qeveria meksikane po shqyrton se cilat ligje ndërkombëtare janë shkelur në mënyrë që të vazhdojë me ankesat e nevojshme sepse sipas saj ka vërtet ndotje.
Javën e kaluar, një raketë SpaceX Starship shpërtheu në platformën e lëshimit gjatë procesit të lëshimit në objektin e programit hapësinor të Elon Musk në Teksas, pranë kufirit me Meksikën. Videoja e shpërthimit tregon raketën, e cila është rreth 40 kate e lartë dhe raketa më e fuqishme ndonjëherë, duke u ndezur dhe duke u shndërruar në një top zjarri gjigant.
Grupet mjedisore ngritën një padi në vitin 2023 kundër autoriteteve amerikane, duke i akuzuar ato për dështimin në vlerësimin e duhur të ndikimit të këtyre lëshimeve, ndërsa baza hapësinore e SpaceX në Teksas ndodhet afër në zona të mbrojtura natyrore.



