
Ministria e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme u kërkon qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Katar, Kuvajt, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendase dhe të qëndrojnë në kontakt me ambasadat shqiptare për çdo nevojë apo emergjencë.
Ky apel vjen pas përshkallëzimit të tensioneve në rajon si pasojë e goditjeve ushtarake mes SHBA-së dhe Iranit.
Rreziku për destabilizim të mëtejshëm mbetet i lartë.
Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:
AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR
Email: [email protected]
Tel: +974 77180778
AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT
E-mail: [email protected]
Tel: +965 94048219
AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE
Email: [email protected]
Tel: +966501422449
AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Email: [email protected]
Tel: +971 50 980 7881”.



