
Shefi i shtabit politik të Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shpalosur fakte të reja rreth shitjes së Monopollit në Tetovë. Rexhepi në postimin e tij ka theksuar se Bilall Kasami ka shitur Monopolin një kompanie e cila ka qenë në një proces falimentimi duke mos kërkuar garan, pa përgjegjësi, pa të ardhme, shkruan Top24
Sipas Rexhepit “Kjo është shkelje e ligjit dhe veprim në dëm të interesit publik dhe pronës së qytetarëve. Kur pasuria publike i dorëzohet një firme që është në proces të mbylljes, nuk është thjesht papërgjegjësi, është krim qëllimshëm me emër dhe mbiemër!” shkruan ai.



