Chelsea, në ankth për Emiliano Martinez, përplaset me kundërshtarin dërgohet në spital

Ankthi pushton Chelsea për Emiliano Martinez gjatë ndeshjes më Everton në sfidën me Everton të vlefshme për javën e 7 të Premier League angleze. Portieri i Bluve të Londrës në një moment të sfidës u përplas me mbrojtësin Jarras Branthwaite dhe u rrëzua në tokë.

Argjentinasi mori ndihmën mjekësore në fushën e lojës për të dalë më pas nga fusha e lojës me barrelë i palëvizur por i vetëdijshëm.

Emiliano Martinez iu vendos edhe një qafore ortopedike dhe një maskë oksigjeni. Pas këtij momenti ndeshja u pezullua për 10 minuta dhe Martinez u zëvebdësua nga Mike Penders që në këtë mënyrë bëri debutimin e tij në Premier League.

Përplasja kokë më kokë mes Emiliano Martinez dhe Branthwaite u bë gjatë një goditje standarde pranë zonës së Chelseat me portierin e Bluve dhe mbrojtësin e Everton që luftuan për topin me argjentinasin që e pësoi më keq nga kjo përplasje duke u dërguar në spital, ndërkohë që nuk dihet shkalla e dëmtimit të tij.

Episodi ndodhi në momentin kur rezultati ishte 1-0 për Chelsea me golin e shënuar nga Pedro Neto, me këtë të fundit që shënoi edhe golin e dytë për Blutë që e fituan këtë ndeshje 2-0 duke u ngjitur në kuotën e 13 pikëve.