BotaLajme

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, vjen reagimi i parë i Trump

Pas sulmit ajror të Izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit, i cili ka ndezur tensionet në Lindjen e Mesme, ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Në një deklaratë për “Fox News”, Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara për të parandaluar pajisjen e Iranit me armë bërthamore.

Megjithatë Trump theksoi se SHBA-të shpresojnë të vazhdojnë procesin e negociatave bërthamore me Teheranin

“Irani nuk mund të ketë bombë bërthamore dhe shpresojmë të kthehemi në tryezën e negociatave. Do ta shohim. Ka disa njerëz që nuk do të kthehen (që vdiqën) në stafin e udhëheqjes”, tha presidenti Trump.

Ai shtoi gjithashtu se SHBA janë të gatshme të ndërhyjnë nëse situata përshkallëzohet më tej. Presidenti amerikan konfirmoi përfshirjen amerikane në luftë nëse do të jetë e nevojshme të mbrohet Izraeli.

“Ne do ta mbrojmë Izraelin nëse është e nevojshme”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Deklarata vjen në një moment kritik, teksa Irani ka paralajmëruar hakmarrje të menjëhershme dhe ka nisur më shumë se 100 dronë drejt territorit izraelit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close