
Ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë aktuale, duke e akuzuar për diskriminim sistematik ndaj shqiptarëve në vetëm një ditë. shkruan top24
Në një deklaratë publike të shpërndarë në rrjete sociale, Bujar Osmani ka paraqitur tre raste sipas tij dëshmojnë për qasjen diskriminuese të qeverisë së re të drejtuar nga VMRO-DPMNE dhe partnerët e saj.
Osmani nënkupton se vota e radhës do të jetë më shumë se zgjedhje, do të jetë një verdikt ndaj një qeverisjeje që, sipas tij, po minon të drejtat elementare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.



