LajmeSport

LIVE| Edhe 10 minuta lojë, Shqipëria me dominim por pa fat për gol

Përballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror mund ta ndiqni live në Klan Kosova dhe Sport 1 në Artmotion.

75’ Po luhet minuta e 75-të në mes Shqipërisë dhe Serbisë. Kombëtarja kuqezi po vazhdon ta ketë dominimin në ndeshje, por po i mungon goli.

70’ Kanë mbetur edhe 20 minuta lojë në “Air Albania”. Shqipëria po vazhdon të jetë në kërkim të golit, ku Bajrami pati rast të mirë pas një pasimi nga Daku, por gjuajtja e tij ishte e dobët.

65’ Gjyqtari i takimit e ka ndalur për disa çaste ndeshjen për shkak të hedhjes së gjësendeve në fushë nga ana e tifozëve. Ai u kërkoi të dy kapitenëve që ta qetësojnë situatën.

60 ‘ Kanë kaluar një orë lojë në mes Shqipërisë dhe Serbisë. Shqipëria po vazhdon ta dominoj ndeshjen, teksa serbët u ankuan për hedhje të gjësendeve në fushë.

55’ Po luhen 55 minuta lojë në “Air Albania”, ku të dyja kombëtaret patën nga një rast të mirë. Shqipëria rrezikoi me Brojën, ndërsa Serbia me Mitroviqin.

50’ Shqipëria e ka nisur mjaft mirë pjesën e dytë, ku Armando Broja depërtoi rrezikshëm në zonën serbe, por askush s’ishte që ta dërgonte topin në rrjetë.

46’ Ka nisur pjesa e dytë në “Air Albania”. Në pjesën e parë, Shqipëria pati shans të artë që të kalonte në epërsi, por Rey Manaj nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.

45:00 Është mbyllur pjesa e parë në mes Shqipërisë dhe Serbisë. Shqipëria ka humbur penalltinë në minutën e 45-të, ku goditjen e Rey Manajt e priti portieri serb. Pjesa e parë u dominua nga Shqipëria por që rrjetën s’e tundi asnjëherë.

35’ Kanë mbetur edhe 10 minuta lojë në pjesën e parë mes Shqipërisë dhe Serbisë, ku pak minuta më parë, Laçi çoi një goditje në portë, por u prit nga portieri serb.

30’ Gjysmë ore lojë ka kaluar në “Air Albania”, ku rezultati po vazhdon të jetë ende ai i minutës së parë, 0-0.

25’ Kanë kaluar 25 minuta lojë në përballjen ndaj Serbisë. Shqipëria po vazhdon ta testojë Serbinë, duke u munduar që ta ndëshkojë, por që akoma nuk pati ndonjë sukses.

20’ Në “Air Albania” kanë kaluar 20 minuta lojë. Në këto 20 minuta vlen të theksohet goditja e Mitajt në minutën e 10-të, por që u prit nga portieri serb, teksa Gjimshiti është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 19-të.

15’ Pas një çereku orë lojë, Shqipëria po vazhdon të tentojë ta gjejë rrugën e rrjetës, por që deri më tani, serbët po vazhdojnë të mbrohen mirë.

10’ Po luhet minuta e 10-të e këtij ballafaqimi, ku atmosfera në shkallët e stadiumit vazhdon të jetë e jashtëzakonshme. Në minutën e nëntë, ndeshja u ndërpre për pak sekonda, pasi lojtarët serbë u ankuan për tifozët.

5’ Kanë kaluar pesë minuta lojë në takim, ku Shqipëria po e teston Serbinë, por që ndryshim rezultati nuk ka.

1’ Ka nisur gjithçka në “Air Albania”, ku kuqezinjtë janë të parët që luajnë me topin, në kërkim të lavdisë së kombit përballë Serbisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close