
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, njëherit edhe shef i shtabit politik në Tetovë, Bajram Rexhepi ka vazhduar me aktiuvitetet e themelimit të shtabeve politike nëpër këshillat vendorë. Përmes një postimi në profilin e tij Rexhepi ka ndarë lajmin se sot është themeluar shtabi politik në lagjen GamGam në Tetovë ku për shef të shtabit është zgjedhur Arlind Huseini ndërsa për zëvendës është zgjedhur Naim Ajdini, shkruan Top24
Struktura organizative e Bashkimit Demokratik për Integrim po forcohet çdo ditë, entuziazmi po rritet gjithnjë e më shumë, nevoja që të ndëshkohen keqbërësit po rritet nga dita në ditë. Numërimi mbrapsht drejt fitores së rradhës tani më ka filluar.
Sot u formua shtabi politik i këshillit vendor GamGam. Shef i shtabit politik u emërua Arlind Huseini, ndërkaq zëvendës i shtabit politik u emërua Naim Ajdini. Që të dy, profesionistë të dëshmuar dhe vlerë e shtuar e familjes sonë të madhe politike – BDI.



