
Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska përmes një postimi në profilin e saj në FB ka akuzuar Muhamed Elmazin nga VLEN se po jeton në një banesë të falur dhe në ndërtesë pa leje, shkruan Top24
❌Muhamed Elmazi, meqë po kërcënohesh, hajde për ty, ikacak i BDI-së, do ta sqaroj edhe një herë. Ajo që kërkon të veproj në Saraj, është njësoj si të më kërkosh të shkoj në Bitolë apo Tetovë – fatkeqësisht, nuk kemi kompetenca për ndërtimet pa leje atje.
📖 Do ta shpjegoj edhe një herë, por leximi mësohet deri në klasën e katërt, dhe nëse nuk e kuptove herën e parë që ta shkrova, fatkeqësisht nuk do ta kuptosh kurrë!
1️⃣ Qyteti i Shkupit nuk ka kompetencë mbi Sarajin për ndërtimet pa leje, sepse ligji vlen për ndërtime deri në vitin 2011, kurse Saraji hyn në Planin Gjeneral Urbanistik në vitin 2012.
2️⃣ Në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit kërkova debat për hapjen e çështjes së ndërtimeve të paligjshme në TË GJITHA komunat e Shkupit, por shokët e tu ikën – kanë frikë të diskutohet EDHE PËR SARAJIN EDHE PËR ÇAIRIN.
3️⃣ Në Çair TI jeton në një ndërtim pa leje, në një banesë FALAS, dhe kam dëgjuar se ke qarë në shtëpi se je kapur, ndërsa NJË NGA PJESËTARËT E EKIPËS NGA KOMUNA TASHMË KA IKUR NË KOSOVË.
Ti je pjesë e atyre që nga BDI për një vend drejtori në ndërmarrjen shtetërore NOMAGAS u arratise në VLEN, e tani që jeni kapur në krim kam dëgjuar se gjithë shoqëria do të bëheni komitë dhe do të kaloni në VMRO.
❤️Do të vishni bereta të kuqe me Ganiun, Mexhiti dhe Ademi, dhe do të nisesh drejt Meçkin Kamenit, vetëm që të shpëtoni nga krimi.
💯FLAS ME FAKTE, KAM DËSHMI PËR ÇDO GJË DHE NUK HEQ DORË! Kështu ua përcill shokëve. 🚨🚔



