LajmeMaqedoniTopLajm

Banorët e Bogovinës në protestë, shteti po na i merr pronat

Banorët e Bogovinës gjatë ditës së sotme kanë protestuar duke këruar të respektohet mundi dhe djersa e tyre, shkruan Top24

Deklaratë Publike

Shteti po na merr pronat pa transparencë dhe pa asnjë informacion të saktë. Ne, qytetarët dhe bizneset që kemi ndërtuar me mund e sakrifica, po përballemi me padrejtësi të pashembullt. Askush nuk na dëgjon, askush nuk na pyet.

Bizneset tona po dëmtohen çdo ditë. E ardhmja jonë po rrezikohet nga vendime të njëanshme dhe arbitrare. Nuk kërkojmë asgjë më shumë përveç drejtësisë dhe respektimit të së drejtës sonë për të qenë të informuar dhe të përfshirë në proceset që na prekin drejtpërdrejt.

Nëse kjo situatë vazhdon, paralajmërojmë protesta masive. Heshtja nuk është më një opsion. Kërkojmë që zëri ynë të dëgjohet, sepse ky është vendi ynë, këtu është prona jonë, kjo është jeta jonë.

Mjaft më me padrejtësi. Drejtësi, transparencë dhe respekt për qytetarët

Iniciativa qytetare : 04.06.2025

Bogovinë 2025

Related Articles

Back to top button
Close
Close