
Zëvendëskryeminstri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai sot ka vazhduar në takim me banorët e Haraqinës duke promovuar kështu frymën e ndryshimit. Burime për Top24 nga dy kampet e ASH-së, asaj të Ziadin Selës dhe asaj të Arben Taravarit theksuan se personat e fotografuar me Fetain nuk kanë qenë kurrë pjesë e ASH-së por se janë miq të tij që njihen nga Belgjika, shkruan Top24
“Po e kemi parë, më ka habit! Sa shumë e madhe paska qenë ASH-Haraqinë sa që paskemi pas edhe “simpatizant nga Belgjika”. Të betohem nëse Arben Fetai merr në Haraqinë më shumë se 50 kurrë në jetë nuk flas për politikë” tha për Top24 burimi nga ASH-Sela.
“Për besë, nuk edi se si por e di që do nga grupi janë miq të ti prej Belgjike. Nuk ikam parë kurë në aktivitete të ASH-së, por jo vetëm në krahun tonë por as në krahun e Ziadin më herët, thjesht më kan befasuar kur e pash postimin se ata janë ASH- ” thonë nga grupi i Arben Taravarit.



