
Karateistja e talentuar e KK Bashkimi nga Kumanova, Sara Muadini fitoi medaljen e artë për Maqedoninë në Kampionatin Ballkanik të Karatesë për Fëmijë në Tivar të Malit të Zi, raporton Open-TV.
Ajo shënoi pesë fitore radhazi. Sara ishte garuesja më efikase në këtë Kampionat Ballkanik.
Kjo është medalja e parë e artë e Sarës në Kampionatin Ballkanik. Meritë për këtë sukses të jashtëzakonshëm ka edhe trajneri i saj Mursel Çeliku.
Në këtë KE po marrin pjesë 1796 karateistë nga 13 shtete, kurse Maqedonia po garon me 142 karateistë.



