LajmeMaqedoniTopLajm

Dorëhiqet nga posti i zëvendësdrejtorit edhe Fatlum Ilazi nga ASH-Taravari, më vjen keq që nuk arritëm të sjellim NDRYSHIMIN!

Në vazhdën e dorëheqjeve të drejtorëve të Aleancës për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit sot ka deponuar dorëheqje edhe Fatlum Ilazi zëvendësdrejtor në HRMV Infrastruktura” – Shkup, shkruan Top24

Të nderuar,
Sot dorëzova dorëheqjen time nga posti i zëvendësdrejtorit në Ndërmarrjen Publike “HRMV Infrastruktura” – Shkup.
Jam angazhuar maksimalisht për të qenë në shërbim të shoqërisë, sidomos të shqiptarëve, por më vjen keq që nuk arritëm të sjellim NDRYSHIMIN. Për këtë kërkoj ndjesë nga elektorati për pritshmëritë dhe premtimet që nuk mundëm t’i realizojmë.
Ka dy gjëra që dallohen qartë: ndërgjegjja dhe nami. Ndërgjegjen e ke për veten, namin për të tjerët. Unë zgjodha të parën.
Shumë më e rëndësishme është të jesh afër popullit tënd sesa të bësh politikën e një servili, me premtime boshe dhe, në anën tjetër, të shfrytëzosh postin për interesa personale.
Shpreh falënderimet e mia ndaj Partisë Aleanca për Shqiptarët dhe kryetarit z. Arben Taravari për besimin dhe mbështetjen që ma dhanë gjatë gjithë kësaj kohe.
Vazhdojmë në rrugën e mbrojtjes së dinjitetit tonë kombëtar, si popull i barabartë dhe shtetformues – e jo 20%.
TETORI ËSHTË AFËR – SHUMË, SHUMË AFËR!

Related Articles

Back to top button
Close
Close