LajmeRajon

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, shkak vezët e kontaminuara me salmonelë

Analizat e bëra nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka treguar se shkak i helmimit të fëmijëve në kopsht kanë qenë vezët e kontaminuara me salmonelë.

Sipas burimeve, analizat konfirmuan se vezët e përdorura në kopshtin Nr.1 në Gramsh janë me salmonelë.

Analizat e mëparshme të AKU-së për mishin e pulës dhe qumështit rezultuan negative.

16 fëmijë dhe psikologia e kopshtin u helmuan nga ushqimi, prej të cilëve 6 fëmijë morën trajtim në spital dhe më pas vijuan mjekimin në banesë.

Skandali me helmimin në kopshtin e Gramshit u shënua para 1 jave.

Ndërkohë, edhe Prokuroria e Gramshit ka nisur një hetim për këtë ngjarje.

Kryebashkiaku i qytetit, Besion Ajazi, ka bërë thirrje më herët që të pritet përfundimi i hetimeve.

Nga ana tjetër, prindërit e fëmijëve që u helmuan në kopsht kanë shprehur shqetësim për ngjarjen e rëndë.

Kujtojmë se aktiviteti i kopshtit nr.1 është pezulluar nga AKU deri në sqarimin e plotë të rrethanave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close