
Kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk i intereson se çka kanë bërë e vepruar kryetarët e kaluar të LDK-së.
Abdixhiku tha se LDK-ja e tanishme nuk bashkëpunon me VV-në e Kurtin, shkruan lajmi.net
“Unë ushtroj funksionin e kryetarit të LDK-së, jam kryetari i 4-të. Politikisht, unë ndërtoj platformën time me bashkëpunëtorët e tanë. LDK sot ndërton platformën politike në ciklin e ri politikë të LDK-së , këtë s’po e kuptojnë. Mos m’i përmendni se çka ka ndodh para 15 viteve apo 10 viteve, nuk mërzitem për atë punë. Unë kam filluar politikën në vitin 2017-të me një platformë, kam ardhur kryetar i LDK-së me një ide, mbështetëm prej anëtarësisë së LDK-së për një program politikë, e ky program thotë qartë që ne nuk bashkëpunojmë me ata që e kanë polarizuar shoqërinë, kanë izoluar Kosovën dhe nuk janë të aftë me mendje të shëndoshë që ta dërgojnë përpara Republikën. Pra, kot m’i përmendni se çka kanë bërë në të kaluarën, unë po ju flas për gjendjen e tanishme.”, tha Abdixhiku



