
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani sot ka vizituar komunën e Vrapçishtit ku është pritur ngrohtësisht nga kryetari i komunës Isen Shabani, shkruan Top24
“E vlerësoj lart këtë vizitë, që për ne është një dëshmi e lidhjeve të forta vëllazërore. Ambasadori Meidani është gjithmonë i mirëseardhur në Komunën e Vrapçishtit – një vend që do ta ketë gjithmonë si shtëpinë e tij.” tha Shabani.
Isen Shabani:
Sot pata nderin dhe kënaqësinë të mirëpres në Komunën e Vrapçishtit Shkëlqesinë e tij, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani.
Gjatë takimit, ndamë mendime dhe vizione për të ardhmen, ndërsa e informova për projektet dhe zhvillimet që po realizohen në komunën tonë me përkushtim dhe vizion të qartë.
E vlerësoj lart këtë vizitë, që për ne është një dëshmi e lidhjeve të forta vëllazërore. Ambasadori Meidani është gjithmonë i mirëseardhur në Komunën e Vrapçishtit – një vend që do ta ketë gjithmonë si shtëpinë e tij.



