
Kryeministri Hristijan Mickoski nesër do të qëndrojë për vizitë në Hungari, kumtoi shërbimi për media i Kuvendit.
Gjatë vizitës, Mickoski do të takohet me kryeministrin hungarez Viktor Orban, ndërsa do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në konferencën CPAC e cila konsiderohet si tubimi më i madh dhe më me ndikim i konservatorëve në botë.



