LajmeMaqedoniTopLajm

Takim në mes ASH Çair dhe OSBE: “Fuqizimi i gruas prioritet për zgjedhjet lokale”

Përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët, Muhedin Brava – kryetar i degës Çair dhe Hamza Nuhiu – kryetar i FRASH Çair, u takuan me znj. Nestani Kapanadze nga OSBE në Shkup, ku u diskutua për zhvillimet politike, pozicionimin e ASH në zgjedhjet lokale, dhe përfaqësimin e grave në listat zgjedhore.

U theksua rëndësia e rritjes së pjesëmarrjes së gruas në politikë dhe u dakordua që ASH Çair të ketë përfaqësues në trajnimin e rradhës të OSBE-së për përgatitjen e kandidateve femra për këshilltare komunale.

Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar ndaj fuqizimit të gruas dhe ndërtimit të politikave gjithëpërfshirëse që garantojnë përfaqësim të barabartë dhe drejtësi sociale në nivel lokal dhe kombëtar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close