LajmeSport

Arriti dy objektivat e tij me Barcelonën këtë sezon, Levandovski: Kthehemi përsëri për të tjerë trofe

Në shtator të vitit 2024, me sezonin që sapo kishte filluar, Robert Levandovski festoi 100 paraqitjet e tij të para për Barcelonën. Kundër Gironës, në “Montilivi”, sulmuesi polak festoi goleadën e Barçës dhe ndërkohë, rrumbullakosi statistikat e tij. levaMe përfundimin e sezonit 2024-2025, ai i ka përmbushur të dyja. Arritja e 100 golave në Ligën e Kampioneve dhe gjithashtu shënimi i 100 golave me klubin blaugrana. Në fillim të këtij sezoni, Levandovski kishte shënuar 59 gola, 33 në debutimin e tij në sezonin e parë, 2022-2023 dhe 26 të tjerë në sezonin 2023-2024. Ai e mbylli sezonin e tretë, 2024-2025, me 42 gola, rekordi i tij në karrierë.

Ai tani i është bashkuar klubit të 21 lojtarëve që kanë arritur të shënojnë më shumë se 100 gola që nga viti 1899, viti kur u themelua Barça. Dy golat kundër Bilbaos në “San Mamés” e çuan shifrën në 101. Në Ligën e Kampioneve, ai donte gjithashtu të ishte pjesë e klubit me 100 gola që në atë kohë përfshinte Kristiano Ronaldon, me 141 në 187 ndeshje, dhe Leo Mesin, me 129 në 16 ndeshje. Askush tjetër nuk është pjesë e këtij triumvirati të zgjedhur. Levandovski atëherë kishte 94 gola dhe me 11 në këtë edicion ai ka arritur në 105. Mbape ka gjysmën e këtij numri. Me Barçën ai ka shënuar 19 gola. Ardhja e Hansi Flik, një trajner me të cilin ai tashmë fitoi një Ligë të Kampioneve, e ka rigjallëruar atë në moshën 36- vjeçare.

Ai ka qenë trajneri që ka marrë performancën më të mirë prej tij. 82 gola në 71 ndeshje, plus një, me Bajernin. Tani, 42 vjeç, ai është golashënuesi i tretë më i vjetër i Barçës pas mbrojtësve Dani Alvesh dhe Joan Segarra.

MESAZHI – Sulmuesi i Barcelonës ka folur pas triumfit në Bilbao, që shënoi dhe fundin e sezonit. Ai u ka premtuar tifozëve blaugrana se do të kthehet sërish i fortë në sezonin e ti në kërkim të të tjera sukseseve me ekipin. “Përshëndetje, tifozë të Barçës, si jeni? Duhet të them se jam shumë krenar për ekipin. Jam shumë krenar për atë që kemi arritur këtë sezon dhe mendoj se të gjithë jeni shumë të kënaqur me atë që kemi arritur në fushë. Faleminderit shumë për mbështetjen. Shihemi sezonin tjetër për të tjerë trofe. Mirupafshim”, tha sulmuesi në një video të postuar në rrjetet sociale të klubit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close