LajmeRajon

VIDEO/ Berisha harron zgjedhjet e 2009 kur pyetet për akuzat e Adriana Kalasë për Tabakun: Ka folur pa fakte, por nuk them kurrë të mos hapen kutitë

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për mediat sot, u pyet dhe për akuzat e Adriana Kalasë në drejtim të Jorida Tabakut. Kalaja akuzoi Tabakun se asaj “ja bleu votat Rama dhe oligarkët, për të poshtëruar Berishën”.

Berisha tha se ai është kundër sulmeve pa fakte dhe se i qëndron parimit “të hapen kutitë” për të faktuar shkeljet nëse ka. Por deklaratat e tij bien ndesh me qëndrimin që vetë ai ka mbajtur pas zgjedhjeve të vitit 2009, ku Partia Socialiste në opozitë kërkonte me ngulm hapjen e kutive të votimit. Asokohe, Berisha jo vetëm që refuzoi kërkesat e opozitës, por nën drejtimin e tij, KQZ dogji fletët e votimit dhe kutitë pa u lejuar asnjë transparencë publike.

“Askush nuk ka të drejtë, pa fakte, të akuzojë ndonjë njeri. Unë jam shprehur për këtë se Jorida Tabaku ka bërë një nga fushatat më intensive, e kam konstatuar jo vetëm unë.

Spinach Recalled After Testing Positive for ListeriaKeep Watching
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With EarthKeep Watching

Unë s’e kam bërë kurrë këtë, që të urdhërj të mos hapen kutitë (harron 2009) dhe çdo kandidat që ka dyshimet më të vogla se ndaj të cilit është bërë një padrejtësi, unë e ftoj të marrë të gjithë dokumentacionin dhe ta verifikoj.

Detyra ime është që pavarësisht konsideratave personale që kam për njërin dhe tjetrin, duhet të mbroj parimin bazë, që është se ai që ka dyshimin, një dy tre me radhë, cilat janë, t’i faktojë pa pasur asnjë pengesë në dokumentacion.

Janë disa që kanë ankesa, nuk ëhstë vetëm një, ka dhe të tjerë. Ne nuk do themi mos hap kutitë, atë s’e themi kurrë, kërko të drejtën tënde, ky është parimi ynë”, tha Berisha.

Related Articles

Back to top button
Close
Close