LajmeRajon

Adnan Merovci publikon foto të rrallë të Ibrahim Rugovës nga Kuvendi i Parë i LDK-së

Adnan Merovci ka rikujtuar përmes një postimi 34-vjetorin e Kuvendit të Parë të LDK-së, mbajtur më 5 maj 1991 në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë. Ai e cilëson këtë ngjarje si historike, duke e krahasuar me përmasat e Lidhjes së Prizrenit, për nga legjitimiteti dhe rrethanat.

Në këtë Kuvend morën pjesë delegatë nga mbarë Kosova dhe trevat shqiptare, ndërsa Shqipëria u përfaqësua me një telegram urimi nga Sali Berisha. Me një fjalë rasti u paraqit edhe Adem Demaçi. Merovci kujton se kishte udhëhequr organizimin teknik, duke e vlerësuar si “perfekt dhe pa asnjë incident”.

Ai ka publikuar edhe një foto të rrallë të Ibrahim Rugovës në momentin e mbërritjes në Kuvend, shoqëruar nga Hajrush Abdullahu dhe Jakup Shala.-Advertisement-

Related Articles

Back to top button
Close
Close