
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, iu përgjigj akuzave të LSDM-së. Ai thekson se gjithçka është sipas ligjit kurse milionat që i përmendin nga LSDM janë korniza maksimale që mund të ketë furnizime, në tre vitet e ardhshme. Lidhur me vërejtjet se pse nuk kërkohet më shumë vite përvojë pune ose numër më i madh i të punësuarve, Toshkovski thotë se logjika e Ministrisë së Brendshme është në interes të shtetit, që është të nxisë konkurrencë dhe qasje të drejtë.



